



Kazinoja Apollonia ju ofron 5 tavolina ruletë, 3 Tavolina Blackjack dhe 1 Tavolinë Apollonia Texas Poker. Ju gjithashtu mund të vendosni bast në një nga tetë terminalet elektronike të ruletës sonë, me depozita të ulëta dhe fitime të larta!

RULETË
Si të luani
Ruletë është një nga lojërat më të njohura të kazinosë në tavolinë dhe luhet në çdo kazino. Është e qartë se do të luhet edhe për shumë vite të tjera, sepse interesi për lojën nuk po zvogëlohet, por po ndodh pikërisht e kundërta.
Udhëzim për të luajtur RULETË
Vendosni paratë ose çipsat tuaja në tavolinën e lojës dhe kërkoni nga shpërndarësi një ngjyrë. Shpërndarësi do t’ju japë çipsa me ngjyrën që asnjë lojtar tjetër në tavolinë nuk e përdor.
Pastaj thjesht vendosni bastin tuaj. Ka disa mënyra për të vendosur bast. Tabela më poshtë shpjegon se ku mund te vendosni bastin tuaj dhe cilat janë shanset.
Shpërndarësi do ta rrotullojë topin që do të bjerë në një nga 37 fushat (seksion) fituese (0-36) numri fitues shfaqet në ekran dhe shënohet me një “shenjë” të veçantë. Ka 18 numra të kuq dhe 18 numra të zinj. Numri 0 është me ngjyrë të gjelbër.
18 numra janë çift kurse 18 numra tek, 18 janë të ulët dhe 18 të lartë.
Kur të jeni gati të ndaloni së luajturi, thjesht kerkoni nga shpërndarësi t’ju paguajë dhe do të merrni çipsa kesh për çipsat tuaja me ngjyrë të cilat mund ti shkëmbeni tek arka ose mund të shkoni në një tavolinë tjetër dhe të filloni lojën nga e para.
Baste dhe Mundësi
Baste dhe Mundësi
1 një numër (straight up) 35-1
2 numra (split) 17-1
3 numra (street) 11-1
4 numra (corner) 8-1
6 numra (six-line) 5-1
1 duzina e pare 1-12, e dytë 13-24, e tretë 25-36 2-1
12 numra (column) 2-1
Çift-tek-kuq-zi 1-18,19-36 e para dhe e dyta, paguhen shanse të barabarta si për 0 – si edhe për çdo numër tjetër.

BLACKJACK
Si të luani
BLACKJACK është një nga lojërat me letra më të njohura të kazinosë. Qëllimi i lojës është të keni një vlerë totale të letrave 21 ose afër 21 pa e kaluar këtë numër. Secili lojtar luan kundër shpërndarësit (shtëpisë) i cili fillon lojën duke i shpërndarë dy letra secilit lojtar si dhe dy letra shpërndarësit, njëra prej të cilave është me fytyrë lart (letër e hapur). Letrat numërohen sipas vlerës së tyre. Mbreti, Mbretëresha dhe Xheku numërohen me nga 10-të. Asi numërohet 1 ose 11. Nëse dy letrat e para që ju shpërndahen mblidhen në shumën 21, atëherë ju keni BLACKJACK.
Rregullat për bastet shtesë
Nën SI TË LUAJMË, shpjegohen rregullat bazë të BLACKJACK. Bashkangjitur ka edhe disa rregulla anësore që ju mundësojnë strategji bastesh të ndryshme.
SIGURIMI
Kur letra e hapur e shpërndarësit është As, çdo lojëtar ka mundësi të vë bast nëse shpërndarësi do të ketë apo jo BLACKJACK. Kjo bëhet përpara çdo veprimi pasues në lojë.
Sigurimi i bastit mund të jetë maksimumi sa gjysma e bastit origjinal të lojtarit. Basti fitues për sigurimin paguhet 2:1

APOLLONIA TEXAS POKER
Info
Apollonia Texas Hold’em është një lojë popullore e ngjashme me të famshmen Ultimate Texas Hold’em me një maksimum prej shtatë lojtarësh që luajnë kundër shpërndarësit/shtëpisë.
Lojtarët dhe shpërndarësi marrin nga dy letra secili. Në kombinim me pesë letrat e ekspozuara në tavolinë, dora me 5 letrat më të mira bëhet njësoj si në Texas Hold’em klasik ku shpërndarësi nuk hapet.
Apollonia Texas Hold’em është një lojë emocionuese me shumë opsione bastesh. Në fillim të lojës, bëhet një depozitë sa më e lartë të jetë e mundur.
How to Play
Like the common poker game formats, Apollonia Texas Hold ‘Em is played with a single, regular 52-card deck. Towards the end of the game, the dealer and the players left use any combination from their own two cards and the five community cards in order to come up with the best possible hand for themselves. The dealer will only be able to open if they possess at least a paired board. The play, ante, and blind bets are graded, depending on who wins, and whether the dealer will open.